
Këtë vit kemi filluar me një formë të re të ofrimit të shërbimeve në terren për fëmijët me vështirësi zhvillimore dhe aftësi të kufizuara, përmes së cilave synojmë mbështetjen e zhvillimit, aftësive dhe socializimit të fëmijëve të moshës 0–6 vjeç.
Përmes qasjes multidisiplinare, në përditshmëri jemi duke ofruar mbështetjes zhvillimore të fëmijëve të vegjël në pesë komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Drenasin, Gjilanin, Suharekën e Ferizajn.
Janë rreth 200 familje të identifikuara, të cilat do të përfitojnë nga këto shërbime, prej tyre 68 përfitues janë vetëm nga regjioni i Prishtinës.
E veçanta e këtij programi është fuqizimi i familjes, si dhe ofrimi i shërbimeve në ambientet natyrore të fëmijës, siç është shtëpia, këndi i lojrave apo kopshti.
Shërbimet të cilat ofrohen nga HANDIKOS për fëmijët me aftësi të kufizuara, mbështeten nga UNICEF, përmes përkrahjes financiare nga Dukati i Madh i Luksemburgut.