Thirrje e hapur për trajnim biznesi
- Published:10/08/2015
- By Kaltërina Misini
- Category: Shpallje
People in Need (PIN) – një organizatë jo-qeveritare me seli në Republikën Çeke, e përkushtuar për zhvillim dhe bashkëpunim, shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat në nevojë, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me traditë të gjatë të punës në Ballkanin Perëndimor. Aktivitetet aktuale në Kosovë përfshijnë ndihmën për njerëzit me aftësi të kufizuara në forma të ndryshme, si dhe mbështetje për arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët nga komunitetet më të margjinalizuara. Për më shumë informacion ju lutem shikoni www.peopleinneed.cz.
Në këtë periudhë, PIN me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe në partneritet me dy organizatat lokale Handikos dhe SHVK, po zbaton një projekt 24 — mujor me qëllimin e përgjithshëm për të kontribuar në tranzicionin e grupeve më të margjinalizuara në tregun e punës nga asistenca sociale dhe varësisë ekonomike drejt mundësive për punësim dhe vetëpunësim në komunat: Prishtinë/Priśtina, Prizren and Ferizaj/Uruśevac.
Objektivat e trajnimit:
Përfitimi i njohurive bazë në lidhje me sipërmarrësinë, fillimi i procesit sipërmarrës, përgjegjësitë, detyrat, përparësitë dhe mangësit
Për të marrë idenë themelore mbi motivimin për t’u bërë një sipërmarrës
Vlerësimi i aftësive personale për sipërmarrësi
Kuptimi i mënyrave të udhëheqjes dhe pasojave
Zhvillimi i planeve të biznesit personalisht nga pjesëmarrësit në trajnim
Temat e trajnimit:
1. Hyrje në ndërmarrësi dhe procesi sipërmarrës
2. Hulumtimi i marketingut
3. Plani i marketingut
4. Plani financiar
5. Biznes plani
Përmbajtja (ndër të tjera): motivimi për t’u bërë sipërmarrës, fazat e zhvillimit të një kompanie të re, aftësitë sipërmarrëse, menaxhimi dhe udhëheqja e ekipit, tabelat financiare etj
Pas përfundimit me sukses të trajnimit të Personave me aftësi të kufizuara, 15 pjesëmarrës do të ndihmohen me grante të vogla për vetpunësim, të cilat grante mund t’i shfrytëzojnë për të filluar një biznes të ri ose të zgjërojnë biznesin ekzistues.
Nëse jeni i/e interesuar, ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një përshkrim të shkurtër të biznesit apo idesë për biznes në e‑mail adresën: betim.zllanoga@peopleinneed.cz
Afati i fundit për aplikim është 28 Gusht 2015.