Tri­morin nuk ka asgjë që e ndalë të mer­ret me sportin e tij të prefer­u­ar, fitnesin.

Që nga mosha një vjeçare, Tri­mor Idrizi është anë­tar i rreg­ullt i Qen­drës së HANDIKOS’it në Prishtinë.

Ai thua­jse për çdo mëng­jes vije në fit­nesin e Qen­drës së HANDIKOS’it për të bërë ushtrime fizike.

Tri­mori, 26-vjeç,  ka një pasion shumë të madh për këtë sport, e të cilin e ushtron nga e hëna deri të premten, për çdo mëng­jes, nga një orë.

Tri­mori fit­nesin e kishte nisur që nga viti 2015, për çka thotë se i ka ndih­muar tej mase në për­mirësimin e gjend­jes së tij.

Ai tani është angazhuar edhe si tra­jn­er në Palestrën e HANDIKOS’it.

Tri­mori tre­gon për efek­tet poz­i­tive të aktiviteteve ditore fizike të tij.

‘’Fit­ne­si për mua ka pasë ndikim shumë të madh. Ndi­hem më i relak­suar. Edhe stre­si më është heqë kre­jtë­sisht’’, thotë Trimori.

Ai u bën thirrje anë­tarëve të tjerë, por edhe njerëzve nga jashtë që t’i bashkëngjiten në atë sal­lë, që sipas tij sjell veç pozitivitet.

‘’Unë jam angazhuar edhe si tra­jn­er i fit­ne­sit në Qendër. Për momenin nuk ka interes­im të madh nga anë­tarët e tjerë. Megjithatë, unë i ftoj ata që të më bashkëngjiten, pasi ju bën shumë mirë në aspek­tin fizik dhe gjend­jen emocionale”.

Tri­mori është edhe pjesë­mar­rës i përv­jet­shëm i gar­ave për thy­er­jen e duarve në Vushtrri.

Ai për Qen­drën e HANDIKOS’it ka vlerësime të larta.

0 Comments

Postime të ngjashme