Vullnet i hekurt: Ky është Trimor Idrizi me aftësi të kufizuara që s’i ndal ushtrimet në fitnes
- Published:04/10/2019
- By Test Test
- Category: Storie Suksesi
Trimorin nuk ka asgjë që e ndalë të merret me sportin e tij të preferuar, fitnesin.
Që nga mosha një vjeçare, Trimor Idrizi është anëtar i rregullt i Qendrës së HANDIKOS’it në Prishtinë.
Ai thuajse për çdo mëngjes vije në fitnesin e Qendrës së HANDIKOS’it për të bërë ushtrime fizike.
Trimori, 26-vjeç, ka një pasion shumë të madh për këtë sport, e të cilin e ushtron nga e hëna deri të premten, për çdo mëngjes, nga një orë.
Trimori fitnesin e kishte nisur që nga viti 2015, për çka thotë se i ka ndihmuar tej mase në përmirësimin e gjendjes së tij.
Ai tani është angazhuar edhe si trajner në Palestrën e HANDIKOS’it.
Trimori tregon për efektet pozitive të aktiviteteve ditore fizike të tij.
‘’Fitnesi për mua ka pasë ndikim shumë të madh. Ndihem më i relaksuar. Edhe stresi më është heqë krejtësisht’’, thotë Trimori.
Ai u bën thirrje anëtarëve të tjerë, por edhe njerëzve nga jashtë që t’i bashkëngjiten në atë sallë, që sipas tij sjell veç pozitivitet.
‘’Unë jam angazhuar edhe si trajner i fitnesit në Qendër. Për momenin nuk ka interesim të madh nga anëtarët e tjerë. Megjithatë, unë i ftoj ata që të më bashkëngjiten, pasi ju bën shumë mirë në aspektin fizik dhe gjendjen emocionale”.
Trimori është edhe pjesëmarrës i përvjetshëm i garave për thyerjen e duarve në Vushtrri.
Ai për Qendrën e HANDIKOS’it ka vlerësime të larta.