Revista “Hëna”

Revista ‘’HËNA’’ është krijuar me qëllim të avokimit për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, përmes së cilës promovohen aktivitetet që fëmijët realizojnë në kuadër të HANDIKOS. Revista përditësohet dhe publikohet në çdo tre muaj, për të interesuarit. Shkarko Revisten

”Unë sot jam shumë i lumtur. M’u ka ndërtuar pjerrina në shkollë”

‘’Unë sot jam shumë i lumtur sepse m’u ka plotësu një e drejtë elementare. Më është ndërtuar pjerrina në shkollë’’… Këto janë fjalët e avokuesit për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, Rijad Mehmetit i cili sot kaloi për herë të parë nëpër pjerrinën e shkollës së mesme të lartë në Prishtinë ‘’Gjin Gazulli’’, aty ku tashmë ka […]

Halit Ferizi

Halit Ferizi Halit Ferizi u lind me 27.07.1949 në fshatin Pasomë, komuna e Vushtrrisë dhe ndërroi jetë më 05.05.2009 në Prishtinë. Duke qenë vetë person me aftësi të kufizuar dhe duke e parë gjendjen e rëndë të personave me aftësi të kufizuara, si dhe nevojën për fuqizimin e këtyre personave në Kosovë, Ferizi, bashkë me disa qytetarë të tjerë, e […]

Një listë e aktiviteteve që prindërit mund t’i bëjnë bashkë me fëmijët e tyre në shtëpi

Pandemia COVID-19 që nga fillimviti ka detyruar shumicën e fëmijëve dhe prindërve në të gjithë botën të qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar masat mbrojtëse dhe për të mbajtur veten dhe famijarët të sigurt. Megjithatë, e mira qëndron tek fakti që prindërit do të kenë mundësi më të mëdha që gjatë kësaj periudhe të qëndrojnë më pranë […]

Rekomandime se si të qëndrojmë aktivë përgjatë karantinës

1. Mbani një ditar të përvojave që po kaloni tani– Duke qenë se është një periudhë ndryshe nga e gjithë jeta ynë, ndoshta dikur mund të dëshirojmë të rikujtojmë se si jemi ndjerë dhe si kemi reaguar ndaj situatës. 2. Gjeni mënyra të shëndetshme e produktive për të larguar stresin– Lexoni libra, shikoni filma, apo dëgjoni muzikë. Sigurohuni të fikni lajmet për […]

HANDIKOS rishpallë konkurs për zyrtar projekti

HANDIKOS rishpallë konkurs për pozitën e zyrtarit të Projektit të BE-së “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”, sipas Marrëveshjes së Grantit Nr. 2019/414-172. Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2020. Të interesuarit duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike, duke dërguar CV-në, një letër motivuese dhe dokumente të tjera  referuese, në email adresën handikos@handi-kos.org Më poshtë […]

Raport i hulumtimit – Gjakovë

Ky raport hulumtimi është realizuar nga HANDIKOS Gjakovë në kuadër të projektit “Të takohemi kudo”, me qëllim të evidentimit të barrierave fizike që pengojnë lëvizjen e lirë në hapësirën publike dhe qasjen në ndërtesat – institucionet publike në Komunën e… Shkarko