Pan­demia COVID-19 që nga fil­limvi­ti ka detyru­ar shu­micën e fëmi­jëve dhe prindërve në të gjithë botën të qën­dro­jnë të izolu­ar nëpër shtëpitë e tyre, duke respek­tu­ar masat mbro­jtëse dhe për të mba­j­tur veten dhe fami­jarët të sigurt.

Megjithatë, e mira qën­dron tek fak­ti që prindërit do të kenë mundësi më të mëd­ha që gjatë kësaj peri­ud­he të qën­dro­jnë më pranë fëmi­jëve të tyre dhe të zhvil­lo­jnë aktivitete të ndryshme bashkër­isht në shtëpi.

Ne po ju sjel­lim një listë të aktiviteteve që mund t’i real­i­zoni për aq kohë sa gjen­deni në karantinë:

- Mësoni në shtëpi

Edhe pse shkol­lat vazh­do­jnë të jenë të mbyl­lu­ara deri në tejkalim të kësaj sit­u­ate, fëmi­jët mund të për­dorin mundësi të ndryshme për të pasu­ru­ar njo­hu­ritë e tyre. Përveç mësim­it vir­tu­al përmes Radiotele­vizion­it të Kosovës, ju mund të shfry­të­zoni edhe inter­netin për të shfle­t­u­ar gjëra për të cilat nuk i keni ditur më herët.

- Kri­joni një orar gjatë ditës

Prindërit mund të për­dorin një orar të cak­tu­ar për t’i ndih­muar fëmi­jët e tyre të qën­dro­jnë të përqen­dru­ar dhe të mëso­jnë në të njëjtën kohë. Dita të fil­lo­jë duke ngrënë mëng­jes dhe duke u për­gat­i­tur për mësimet online. Prak­tiko­ji­ni pauzat për relak­sim. Jepi­ni fëmi­jës tuaj një prak­tikë shkri­mi, hani drekë dhe më pas kaloni ca kohë të bukur me famil­jen, për­para se t’i dër­goni në shtrat.

- Inku­ra­joni një ruti­në tek fëmi­jët tuaj

Kri­ji­mi i një ruti­ne për fëmi­jën tuaj është një nga gjërat më të mira që mund të bëni gjatë një vetë-izoli­mi, sipas revistës Time. Një ide mund të jetë kri­ji­mi i një ruti­ne kohore për ekspoz­im në ekran (TV. tele­fon, kom­pjuter). Kri­joni një orë të cak­tu­ar çdo ditë ku fëmi­jët mund të për­dorin ekranet e tyre. Në këtë mënyrë, ata nuk përqen­dro­hen shumë në të.

- Punoni lojëra me enigma

Lojërat stim­u­lo­jnë punën e tru­rit dhe mendimin kri­tik për t’i bashkuar pjesët. Bler­ja e një enigme të mad­he për t’u bashkuar si famil­je gjatë ditëve të ardhshme mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u lid­hur gjatë karan­ti­nës. Bëhu­ni asis­ten­të të fëmi­jëve tuaj në këtë lojë.

- Mer­runi me for­ma të ndryshme të artit

Pik­turë? Viza­tim? Ngjy­ros­je? Të gjitha këto janë opsione të mira për të kalu­ar kohën e lirë nëpër shtëpitë e jua­ja. Pajis­jet e artit do të ndih­mo­jnë fëmi­jët dhe prindërit të puno­jnë së bashku për argë­tim. Ash­tu si librat me figu­ra, edhe puna e artit kërkon përqendrim.

- Lëri­ni të ndih­mo­jnë me gatimin

Keni nevo­jë për ndih­më për gatimin e dark­ës apo drekës? Kërko­jeni ndih­mën e fëmi­jës suaj. Sipas mundë­sive, të ofro­hen tek kuzhi­na dhe të pak­tën të ndje­hen sikur po kon­tribuo­jnë në për­gati­jen e ushqim­it për familjarët.

- Për­dorni lojërat e ndryshme për argëtim

Gjithëse­cili nga ju mban lodrat e prefer­u­ara në shtëpi. Gjeni një kohë dhe argë­to­hu­ni. Luani me fëmi­jën tuaj dhe nxit­ni aktivitete që ju nevo­jitet atyre. Nëse për­dorni lojërat në ambi­ente të jashtme, pas­troni dhe dez­in­fek­toni mirë duart dhe pajis­jet tua­ja (nëse për­dorni), para se të futeni brenda.

- Shkru­ani letra

Fëmi­jët këto ditë nuk mund të tako­hen me shokët dhe shoqet e tyre. Inku­ra­joni dhe asis­toni ata të shkru­a­jnë letra për njëri-tjetrin, apo edhe për ndon­jë famil­jar tua­jin. Kjo u lejon atyre të prak­tiko­jnë aftësitë e tyre të të shkru­ar­it dhe u jep atyre një mundësi për të qën­dru­ar në kon­takt me njerëzit.

- Mer­runi me aktivitete fizike

Gjatë para­dites suaj mund të ndani disa min­u­ta që të aplikoni ndon­jë ushtrim bashkë me fëmi­jën tuaj, por edhe në ndon­jë orë tjetër gjatë ditës.

0 Comments

Postime të ngjashme