HANDIKOS Sample Page Storie Suksesi Vullnet i hekurt: Ky është Trimor Idrizi me aftësi të kufizuara që s'i ndal ushtrimet në fitnes

Trimorin nuk ka asgjë që e ndalë të merret me sportin e tij të preferuar, fitnesin.

Që nga mosha një vjeçare, Trimor Idrizi është anëtar i rregullt i Qendrës së HANDIKOS’it në Prishtinë.

Ai thuajse për çdo mëngjes vije në fitnesin e Qendrës së HANDIKOS’it për të bërë ushtrime fizike.

Trimori, 26-vjeç,  ka një pasion shumë të madh për këtë sport, e të cilin e ushtron nga e hëna deri të premten, për çdo mëngjes, nga një orë.

Trimori fitnesin e kishte nisur që nga viti 2015, për çka thotë se i ka ndihmuar tej mase në përmirësimin e gjendjes së tij.

Ai tani është angazhuar edhe si trajner në Palestrën e HANDIKOS’it.

Trimori tregon për efektet pozitive të aktiviteteve ditore fizike të tij.

‘’Fitnesi për mua ka pasë ndikim shumë të madh. Ndihem më i relaksuar. Edhe stresi më është heqë krejtësisht’’, thotë Trimori.

Ai u bën thirrje anëtarëve të tjerë, por edhe njerëzve nga jashtë që t’i bashkëngjiten në atë sallë, që sipas tij sjell veç pozitivitet.

‘’Unë jam angazhuar edhe si trajner i fitnesit në Qendër. Për momenin nuk ka interesim të madh nga anëtarët e tjerë. Megjithatë, unë i ftoj ata që të më bashkëngjiten, pasi ju bën shumë mirë në aspektin fizik dhe gjendjen emocionale”.

Trimori është edhe pjesëmarrës i përvjetshëm i garave për thyerjen e duarve në Vushtrri.

Ai për Qendrën e HANDIKOS’it ka vlerësime të larta.

0 Comments

Related post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *