Anëtarët e HANDIKOS-it bëjnë gjuajtje rekreative në Poligonin e Shenjëtarisë ‘Katana’ në Obiliq

Për­fitue­sit e shër­bimeve sociale të qen­drës ditore HANDIKOS sot patën mundës­inë të provo­jnë gjua­jt­jen me armë në Poligo­nin e Shen­jë­tarisë ‘Katana’ në Obiliq. Aty u dhanë instruk­sione se si duhet të për­doret arma, rrez­iqet që vijnë prej saj dhe masat e sig­urisë që duhet ndër­mar­rë kur gjen­deni për­bal­lë armëve. HANDIKOS falën­deron Poligo­nin e Shen­jë­tarisë ‘Katana’ për mirëprit­jen dhe shër­bimin ndaj anë­tarëve tanë.

Në Gjakovë nis trajnimi treditor për ‘Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm’

Sot, në Gjakovë ka fil­lu­ar raun­di i dytë i pro­gramit “Disi­plina Poz­i­tive në Prindërim­in e Përdit­shëm” për këtë vit. 20 prindër/mësimdhënës po shqyr­to­jnë bashkër­isht prak­tikat më të mira të prindërim­it, bazuar në zhvil­lim të fëmi­jëve dhe të drej­tave të tyre. Gjatë javës së kalu­ar, ky pro­gram u zhvil­lua në komunën e Fer­iza­jt. Tut­je pritet të mba­het edhe në Prishtinë.

HANDIKOS prezantohet me tri thënie në veprën artistike ‘Vulose’ për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

‘’Kur­rë s’je shumë e re për t’i treguar aftësitë e tua që nuk t’i vlerë­suan’’ Është njëra nga fjal­itë që sot u ekspozua gjatë veprës artis­tike “Vulose”, e propozuar nga HANDIKOS. Dita Ndërkom­bëtare e vajzave u shënua me një sër aktivitesh edhe në Kosovë. Në veprën artis­tike “Vulose”, të artistes Alke­ta Mri­pa nëpër­m­jet së cilës tre­go­het poten­ciali dhe fuqia e vajzave, janë ekspozuar edhe tri fjali të […]