HANDIKOS shpërndan materiale për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

HANDIKOS sot (e hënë) ka nisur me shpërn­dar­jen e mate­ri­aleve të domos­doshme për inkon­ti­nencë për per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështet­je e ofru­ar gjatë sit­u­atës në të cilën gjen­de­mi. Bashkë me këto mate­ri­ale do të ketë edhe dez­in­fek­tues, mas­ka dhe dorëza, të cilat do të shër­be­jnë në mbro­jt­jen ndaj COVID-19. Mate­ri­alet po dis­tribuo­hen nëpër degët e HAND­IKOS-it në 16 komuna […]

Handikos shpërndan 45 pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara me kushte më të vështira ekonomike

HANDIKOS ka arrit­ur që këto ditë të shpërn­da­jë një sasi të vogël prej 45 pakove ushqi­more për famil­jet në nevo­jë apo me kushte më të rën­da finan­cia­re, si mbështet­je gjatë kësaj sit­u­ate në të cilën gjen­de­mi. Ekipi jonë do të vazh­do­jë tut­je me iden­ti­fikimin e rasteve të per­son­ave me aftësi të kufizuara me gjend­je më të vështirë ekonomike, si dhe gjetjen […]

Me marshim e aktivitete të tjera sot shënuam Ditën e Përdoruesve të Karrocës – Kërkohet qasje për të gjithë

Me moton “Mos ma kufi­zo lëviz­jen”, HANDIKOS sot për të dytën herë rad­hazi shënoi 1 Marsin – Ditën Ndërkom­bëtare të Për­doruesve të Kar­rocës. Bashkër­isht me për­dorues të kar­ro­cave e qyte­tarë të tjerë, marshuam në sheshet e krye­qytetit, duke bërë thirrje për vetëdi­jësim të shoqërisë dhe insti­tu­cion­eve për mungesën e infra­struk­turës për per­son­at me aftësi të kufizuara. Pjesë­mar­rës ishin edhe kryem­i­nistri i Repub­likës së Kosovës, z. […]

Në Prishtinë sot nisëm ciklin e ligjëratave ndërgjegjësuese me nxënës rreth aftësisë së kufizuar

Sot, në shkol­lën “Shkëndi­ja” në komunën e Prisht­inës nisëm cik­lin e ligjëratave ndërgjegjë­suese lid­hur me paragjykimet, stereotipet dhe diskri­m­in­imin ndaj per­son­ave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkol­lës. Pjesë­mar­rës ishin 44 nxënës të cik­lit shkol­lor të mesëm të ulët, të cilët patën mundës­inë të infor­mo­hen lid­hur me aftës­inë e kufizuar dhe llo­jet e saj, të drej­tat e fëmi­jëve, bar­ri­er­at krye­sore të fëmi­jëve me aftësi […]

Advocacy Coordination Group meets with the Director of the Office of Good Governance, discusses the joint work plan 2020

Advo­ca­cy Coor­di­na­tion Group con­sist­ing of rep­re­sen­ta­tives of HANDIKOS, Koso­vo Blind Asso­ci­a­tion, Koso­vo Deaf Asso­ci­a­tion and Project Staff held a meet­ing with the Direc­tor of the Office of Good Gov­er­nance / Office of the Prime Min­is­ter of Koso­vo, Mr. Habit Hajre­di­ni. The pur­pose of the meet­ing was to dis­cuss the joint work plan for 2020. In the meet­ing it was dis­cussed: the […]

Grupi Koordinues për Avokim takohet me drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, diskutohet plani i përbashkët i punës 2020

Grupi Koordinues për Avokim, në për­bër­je të për­faqë­suesve të HAND­IKOS-it, Shoqatës së të Ver­bërve të Kosovës, Shoqatës Koso­vare të të Shur­d­hërve dhe Stafit të Pro­jek­tit, sot mba­jtën takim me drej­torin e Zyrës për Qev­eris­je të Mirë pranë Zyrës së kryem­i­nistrit të Kosovës, z. Habit Hajre­dinin. Gjatë këtij taki­mi u disku­tua për planin e për­bashkët të punës për vitin 2020, duke përf­shirë raportin nga […]

HANDIKOS realizon 14 ligjërata në 7 shkolla rurale të komunës së Ferizajt

Shkol­lat “4 Pril­li” në Zllatar, “Pavarësia” në Bal­aj dhe “Dy dësh­morët” në Tal­inoc të Muhax­herëve në Fer­izaj, ishin të  fun­dit për këtë vit, ku u real­izua ligjëra­ta ndërgjegjë­suese “Paragjykimet dhe ste­ri­otipet ndaj per­son­ave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkol­lës”. Gjatë këtij viti, u real­izuan 14 ligjëra­ta në shtatë (7) shkol­la rurale të komunës së Fer­iza­jt. Rreth 293 nxënës të klasave […]

Anëtarët e HANDIKOS-it diskutojnë mbi fuqizimin e të drejtave të femrave me aftësi të kufizuara

Në Qen­drën ditore të HAND­IKOS-it, të premten (sot) u mba­jt sean­ca e rad­hës me për­fitue­sit e shër­bimeve sociale, që real­i­zo­het në kuadër të pro­jek­tit të Min­istrisë së Punës dhe Mirëqe­nies Sociale. Në këtë seancë, të udhëhe­qur nga asis­ten­ti, zotëri Behx­het Binaku, është disku­tu­ar mbi fuqiz­imin e të drej­tave të fem­rave me aftësi të kufizuara. Po ash­tu është folur për për­gatit­jet rreth orga­nizim­it të një […]

Rreth 30 fëmijë, prindër dhe mësimdhënës pjesë e takimit ‘’Follow Up Meeting’’

Në kuadër të fletëno­tim­it komu­ni­tar, rreth trid­hjetë (30) fëmi­jë, prindër dhe mësimd­hënës morën pjesë në takimin e për­bashkët ‘’Fol­low Up Meet­ing’’ në Gjakovë. Ata ndjekën per­for­mancën për të iden­ti­fikuar mënyra sht­esë se si për­mirë­so­het per­for­man­ca e ofrim­it të shër­bim­it bazuar në planin e veprim­it, të dalë nga vetë komu­niteti dhe ofrue­sit e shër­bim­it (Stafi i ShF­MU “Zek­e­ria Rex­ha”). Jemi të lum­tur që fletëno­ti­mi komu­ni­tar po tregon […]

Përmbyllet trajnimi treditor për Politikëbërje dhe Pjesëmarrje të personave me aftësi të kufizuara në procese të tilla

HANDIKOS, në kuadër të pro­jek­tit  “Avanci­mi i të drej­tave të njeri­ut, pjesë­mar­rjes në shoqëri dhe kushteve për jetesë të pavarur të per­son­ave me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, të premten (sot) ka përm­byl­lur tra­jn­imin tred­i­tor ‘’Poli­tikëbër­ja dhe pjesë­mar­r­ja e per­son­ave me aftësi të kufizuara, në pro­ce­set poli­tikëbërëse në niv­el lokal dhe qen­dror’’. 25 të rinj me aftësi të kufizuara nga komu­na të […]