HANDIKOS përmbyll kampanjën, zyrtarë të lartë shtetërorë, ambasadorë të huaj, artistë e aktivistë për të drejtat e fëmijëve zotohen për gjithëpërfshirje

HANDIKOS sot ka përm­byl­lur me suk­ses kam­pan­jën 16 ditore ‘’Shkol­la hap dyert e botës’’, e cila ka pasur për qël­lim pro­movimin e përf­shir­jes së fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rreg­ullt në Kosovë. Kam­pan­ja ishte e ndarë  në katër faza, ku tri prej tyre u prezan­tu­an përmes nën­të videove të shkur­tra nëpër tele­vizione ven­dore dhe rrjete sociale, përmes së cilave kemi treguar penge­sat dhe […]

HANDIKOS në bashkëpunim me OPAK dhe ZQM’në lansojnë raportin vjetor për aftësinë e kufizuar

Në kuadër të Pro­jek­tit “Koso­va Gjithëpërf­shirëse” (Pro­movi­mi i gjithëpërf­shir­jes në pro­ce­set kon­sul­ta­tive për refor­mat e qev­eris­jes dhe admin­is­tratës pub­like në sek­torin e aftë­sisë së kufizuar në niv­el lokal, nacional dhe regjion­al), mbështe­tur nga zyra e BE në Kosovë, i cili imple­men­to­het nga Hand­iKOS, në part­ner­itet me Dis­abil­i­ty Part­ner­ship Fin­land, Thresh­old, Shoqatën Koso­vare të Shur­d­hërve dhe Shoqatën e të Ver­bërve të Kosovës, dhe Foru­min Koso­var të Aftësisë […]

HANDIKOS publikon raportin: Nga 55 mijë nxënës në 144 shkolla të Kosovës, veç 2% e tyre me aftësi të kufizuara

HANDIKOS me mbështet­je të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë sot ka lan­suar raportin hulumtues “Qas­ja e shkollave të nivelit fil­lor dhe të mesëm të ulët për fëmi­jët me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili tre­gon nivelin e qas­jes që ato ofro­jnë për fëmi­jët me aftësi të kufizuara, i real­izuar në kuadër të pro­jek­tit “Avanci­mi i sit­u­atës së fëmi­jëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’. […]

HANDIKOS nis punëtorinë dy-ditore me regjionin e Ferizajt

Sot kemi nisur punë­tor­inë vir­tuale dy-ditore me regjion­in e Fer­iza­jt, përmes së cilës kemi për qël­lim mbështet­jen e komu­nave dhe Qen­drave të Reha­bil­itim­it të Bazuar në Bashkësi (QRBB-ve), drejt shër­bimeve të qën­drueshme për fëmi­jët me aftësi të kufizuara. Punë­to­ria syn­on po ash­tu fuqiz­imin e QRBB-ve për t’ju përgjigjur nevo­jave të fëmi­jëve me aftësi të kufizuara, përmes ndërgjegjësim­it të komu­nave për shër­bimet që Qendrat […]

HANDIKOS pranon kontigjent me pajisje ndihmëse në vlerë prej 150 mijë eurosh nga Suedia

HANDIKOS sot ka pasur kënaqës­inë të pra­no­jë një kon­tig­jent me pajis­je ndih­mëse në vlerë prej 150 mijë eurosh nga shoqa­ta Human Bridge Swe­den dhe Qev­e­ria Suedeze, të cilat u mundë­suan të arri­jnë tek ne falë njerëzve vull­net mirë shqip­tarë nga mër­ga­ta. Kon­tig­jen­ti i 16-të me rad­hë i cili po sjel­let në Kosovë me kar­ro­ca, shtretër, liftë, mate­ri­ale për inkon­ti­nencë e pajis­je të tjera ndihmëse […]

Tri histori në kohë pandemie dhe një mesazh

Argë­tim me macen e tij të hirtë, aktivitete e lojëra të ndryshme me motrën më të vogël, bashkë-bised­im me shokët e shoqet e klasës në dis­tancë, por pa lënë anash as mësimin online si nxënës i klasës së katërt, është mënyra se si Ron Sejdiu nga Fushë-Koso­­va po i kalonte ditët e pan­demisë në shtëpinë e tij. Peri­ud­hën e karan­ti­nim­it, jo me lehtësi por me aktivitete të shum­ta i kaluan […]

Raport: Kosova përmbush veç rreth 30 për qind të ligjeve në fuqi për personat me aftësi të kufizuara

HANDIKOS sot ka lan­suar raportin hulumtues ‘’Stan­dard­et ndërkom­bëtare mbi çësht­jet e aftë­sisë së kufizuar: Ku qën­dron Koso­va?’’, të punuar tash e disa muaj rreth asaj se ku qën­dron Koso­va në raport me stan­dard­et ndërkom­bëtare mbi çësht­jet e aftë­sisë së kufizuar. Ky studim ka pasur për qël­lim vlerësimin e zbrazëti­rave të legjis­la­cionit në fuqi në Kosovë në raport me Kon­ven­tën Ndërkom­bëtare për të Drej­tat e Personave […]

HANDIKOS shpërndan materiale për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

HANDIKOS sot (e hënë) ka nisur me shpërn­dar­jen e mate­ri­aleve të domos­doshme për inkon­ti­nencë për per­son­at me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështet­je e ofru­ar gjatë sit­u­atës në të cilën gjen­de­mi. Bashkë me këto mate­ri­ale do të ketë edhe dez­in­fek­tues, mas­ka dhe dorëza, të cilat do të shër­be­jnë në mbro­jt­jen ndaj COVID-19. Mate­ri­alet po dis­tribuo­hen nëpër degët e HAND­IKOS-it në 16 komuna […]

Handikos shpërndan 45 pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara me kushte më të vështira ekonomike

HANDIKOS ka arrit­ur që këto ditë të shpërn­da­jë një sasi të vogël prej 45 pakove ushqi­more për famil­jet në nevo­jë apo me kushte më të rën­da finan­cia­re, si mbështet­je gjatë kësaj sit­u­ate në të cilën gjen­de­mi. Ekipi jonë do të vazh­do­jë tut­je me iden­ti­fikimin e rasteve të per­son­ave me aftësi të kufizuara me gjend­je më të vështirë ekonomike, si dhe gjetjen […]

Me marshim e aktivitete të tjera sot shënuam Ditën e Përdoruesve të Karrocës – Kërkohet qasje për të gjithë

Me moton “Mos ma kufi­zo lëviz­jen”, HANDIKOS sot për të dytën herë rad­hazi shënoi 1 Marsin – Ditën Ndërkom­bëtare të Për­doruesve të Kar­rocës. Bashkër­isht me për­dorues të kar­ro­cave e qyte­tarë të tjerë, marshuam në sheshet e krye­qytetit, duke bërë thirrje për vetëdi­jësim të shoqërisë dhe insti­tu­cion­eve për mungesën e infra­struk­turës për per­son­at me aftësi të kufizuara. Pjesë­mar­rës ishin edhe kryem­i­nistri i Repub­likës së Kosovës, z. […]