Pasqyrat Financiare dhe Raporti i Auditorëve të Pavarur — 31 dhjetor 2022
Shkarko
- Posted:20/04/2023
- Category: Raportet Audituese
Shkarko
Shkarko
HANDIKOS po kërkon një Ekspert/e/ kompani për analizim të përputhshmërisë së kuadrit legjislativ me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, sipas sektorëve të synuar. Objektiva e përgjithshme e ekspertit/es do jetë përgatitja për shpërndarje dhe publikim të raportit për pajtueshmërinë e kornizës legjislative dhe institucionale të Kosovës, në raport me KNDPAK. Aplikacionet duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike […]
Jemi të lumtur që nisur nga ky muaj, kemi rikthyer aktivitetet me grupin avokues të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ‘’Hëna’’, i cili funksionon në kuadër të HANDIKOS. Gjatë javës së kaluar kemi realizuar takimet e para me fëmijët anëtarë të regjionit të Prishtinës, Drenasit dhe Pejës, për të vazhduar tutje edhe në komuna tjera target, kështu për t’i informuar rreth aktiviteteve […]
Me moton ‘’Ne lëvizim ndryshe, por jemi të barabartë!’, HANDIKOS sot shënoi 1 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ku përmes vizitave te krerët institucionalë dhe ftesës ndaj tyre për t’u ulur e lëvizur me karrocë, u synua një solidarizim sa më i madh me personat me aftësi të kufizuara — përdorues të karrocës, ngritje e vetëdijes institucionale dhe shoqërore për krijim të […]
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës — HANDIKOS fton auditorët e licencuar në Kosovë të dërgojnë ofertat e tyre për auditim vjetor të organizatës, për vitin fiskal 2022. Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim: 1. Oferta financiare (pa TVSH; HANDIKOS si organizatë joqeveritare është e liruar nga TVSH) 2. Certifikata e regjistrimit të biznesit 3. Certifikata e gjendjes penale (pas përzgjedhjes) 4. Vërtetimi tatimor (pas përzgjedhjes) Procedura e aplikimit: Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në handikos@handi-kos.org, apo fizikisht të vendosura në zarf me […]
Grupet avokuese të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilat funksionojnë në kuadër të organizatës HANDIKOS, gjatë muajit janar kanë realizuar katër takime të nivelit lokal, si në komunën e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut dhe në komunën e Gjilanit. Takimet janë mbajtur me drejtoritë komunale, me qëllim të përmirësimit dhe fuqizimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, […]
HANDIKOS, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve te Kosovës, është e interesuar për lidhjen e një kontrate kornizë 1 vjeçare për dizajn, realizim dhe printim. Dokumentet e kompletuara mund të dorëzohen përmes emailit handikos@handi-kos.org; ose në formë fizike në zyret e HANDIKOS me adresë: Rr. Nekibe Kelmendi, Veternik, Prishtinë, më së largu deri më 30/01/2023, ora 09:00. Termat e referencës; FTESË PËR OFERTË
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS përgjatë vitit 2022 me përkushtim ofroi shërbimin e pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara dhe gjithë qytetarët e Kosovës në nevojë. Vetëm përgjatë vitit që lamë pas, nga Qendra e Resurseve të HANDIKOS në Prishtinë janë ofruar mbi 700 pajisje të ndryshme që shërbejnë për lëvizje të lirë, prej tyre 50 […]
HANDIKOS, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve te Kosovës, është e interesuar për lidhjen e një kontrate kornizë për Mirëmbatje të Web-it dhe Email-ve të organizatës. Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen përmes emailit handikos@handi-kos.org; ose në formë fizike në zyret e HANDIKOS me adresë: Rr. Nekibe Kelmendi, Veternik, Prishtinë, më së largu deri më 23/12/2022. Termat e referencës: Ftesë për ofertë